sulmohet autobusi i tifozeve te drites pas ndeshjes me lirine 64e1cd15d75c0

​Sulmohet autobusi i tifozëve të Dritës pas ndeshjes me Lirinë

August 20, 2023
1 minut lexim

Autobusi i tifozëve të Dritës është sulmuar nga disa persona në Prizren pas përfundimit të ndeshjes kundër Lirisë, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit.

“Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit.”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Ndryshe, kjo ndeshje u mbyll me barazim pa gola.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ilir shaqiri rikthehet ne jurine e dancing with the stars 64e1cb77303a5
Story i mëparshëm

Ilir Shaqiri rikthehet në jurinë e ‘Dancing With the Stars’

skandali 100 mln euro i sterilizimit ilir beqaj thyen heshjen pas arrestimeve nga spak 64e1cd1b053a7
Story i radhës

Skandali 100 mln euro i Sterilizimit, Ilir Beqaj thyen heshjen pas arrestimeve nga SPAK

Të fundit nga

ShkoLartë