sulmi terrorist ne zubin potok eksperti i sigurise 200 uniformat sherbenin per 200 ushtaret qe do te 674e999650c27

Sulmi terrorist në Zubin Potok, eksperti i sigurisë: 200 uniformat shërbenin për 200 ushtarët që do të…

December 3, 2024
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi në një lidhje direkte për Now me Erla Mëhillin, foli mbi sulmin terrorist në Zubin Potok dhe tha se gjithmonë është bërë e ditur se në veri të Kosovës ka shumë baza dhe depo armatimesh të cilat kanë për qëllim të përdoren në momente të caktuara për destabilizimin e Kosovës.

Gjithashtu Elezi shpjegoi edhe prezencën e emblemave ruse të sekuestuara bashkë me armët pas aksionit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas sulmit të fundit terrorist.

“Aksioni i Policisë së Kosovës menjëherë pas sulmit terrorist parandaloi shtrirjen horizontale të këtyre strukturave për ti përdorur këto mjete luftarake. Duhet të sigurohen dhe informacione të tjera mbi baza ekzituese me armë. Emblemat që janë sekuestruar, janë të një stili ushtarak rus dhe mund të përdoreshin që personat të identifikoheshin se struktura që po i udhëhiqte ishte me komandë nga Moska zyrtare. Në veri kemi dy struktura që tentojnë destibalizimin e Kosovës, njëra që udhëhiqet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Radoiçiçi dhe ka bekimin e presidentit të Serbisë dhe është një strukturë që ka lidhje të ngushta me shërbimin e inteligjent ushtrak rus “GRU” e cila mund të themi që ka pasur dëshmi apo publikime të pjestarëve të saj në disa protesta në veriun e Mitrovicës”.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi se ka baza dhe depo armatimesh në të gjitha enklavat serbe dhe posacërisht në 4 komunat me shumicë serbe. Ka uniforma dhe paisje ushtarake të tjera që nuk janë gjetur dhe unë personalisht mendoj se akoma kemi baza të tjera me armatime dhe kanë për qëllim që në momente të caktuara të vendosen në shërbim të anëtarëve të grupeve terroriste për të kryer aktivitete lufte kundrejt forcave të sigurisë siç është Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX. Ju keni parë që janë gjetur granathedhës, uniforma dhe paisje luftarake prandaj mund të themi se 200 uniformat shërbenin për 200 ushtarë eventualisht apo pjestarë që do të aktivizoheshin në momente të caktuara”, tha eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

presidenti serb e quajti skenar te kurtit sulmin ne varage vllasi vuciq genjeshtar po mos ti bejne shoqeri keta tanet 674e6155286b5
Story i mëparshëm

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

obama fajtori 674ea0e687d75
Story i radhës

Obama: Fajtori!

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë