Sulmi në Odesa: 14 të vdekur

Ka pasur një përditësim pas një sulmi me raketa në Odesa.

Katërmbëdhjetë njerëz vdiqën dhe 30 u plagosën (përfshirë tre fëmijë) pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Përditësimi vjen nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës së Ukrainës.Ndërkohë, tre persona u vranë në një sulm me raketa në një qendër rekreacioni në rrethin Belgorod-Dniester.

Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Mes tre të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vala e të nxehtit, thyen rekordet e qershorit

Story i radhës

Horoskopi ditor, e premte 1 korrik 2022

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish