Sulmi në Hamburg, momenti kur policia hyn në objektin ku u vranë shtatë persona

March 10, 2023
1 minut lexim

Policia në Hamburg e konsideron sulmin në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në të cilin u vranë shtatë persona si një incident të izoluar.

Nuk ka të dhëna se autori i masakrës është në arrati dhe mund të jetë mes të vdekurve, raporton Bild duke cituar burime policore. Policia tha se gjeti një person të vdekur në vendngjarje, për të cilin besohet se mund të jetë sulmuesi.

Motivet nuk dihen

Ende nuk dihen motivet e sulmit. Një person ende i paidentifikuar qëlloi për vdekje të paktën shtatë persona dhe plagosi disa të tjerë në kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg. Policia ka marrë denoncimin rreth orës 21:15.

Image

Policia

Oficerët që hynë gjetën njerëz që “u plagosën rëndë nga armët e zjarrit dhe disa u vranë”, tha Holgen Vehrein, një zëdhënës i policisë.

“Policët kanë dëgjuar edhe një të shtënë nga pjesa e sipërme e pallatit dhe janë ngjitur lart ku kanë gjetur edhe një person. Tani për tani nuk kemi të dhëna se autori ka ikur”, ka shtuar ai.

Paraprakisht policia u ka bërë thirrje banorëve përmes aplikacionit të alarmit që të strehohen dhe të mos dalin nga shtëpitë për sa kohë autori ose autorët janë në arrati. “Kërkoni strehim sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në mesazh.

Njëkohësisht, apelohen qytetarët që të mos përhapin lajme të rreme përmes rrjeteve sociale. Vendi i sulmit është rrethuar nga policia dhe njësitë speciale janë tashmë aty.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

S`ka alarme për ”bomba” – zbatohen protokollet

Story i radhës

Türkiye, tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Kayseri

Të fundit nga

ShkoLartë