Sulmi brenda Xhamisë, përlotet imami: Shpresojmë të mos jetë akt terrorist, vëllezërit tanë ishin duke…

Imami i Xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak minuta më parë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë 5 persona, disa prej tyre brenda objektit fetar.

Imami Kalaja është lutur për shërimin e vëllezërve myslimanë, dhe tha se shpreson që të mos bëhet fjalë për një akt terrorist por për një “person me probleme mendore”.

Autori i dyshuar është Rudolf Nikolla nga Burreli, i cili sipas imamit Kalaja ka sulmuar besimtarët, por edhe kalimtarët e rastësishëm në rrugë.

“Policia ka reaguar pozitivisht ndaj situatës, situata është nën kontroll. Lus Zotin e madh që të shërojë vëllezërit tanë. Shpresoj të mos ketë qenë një akt terrorist, por të ketë qenë një me të meta mendore që e ka bërë një gjë të tillë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i Xhamisë, situata është nën kontroll dhe falenderojmë policinë që u gjet në kohë”, deklaroi Imami Ahmed Kalaja.

Ngjarja paraprake

Një restorant në Kaliforni ofron hamburger falas për një vit – por ka një kusht

Ngjarja e ardhëshme

Aston Villa e rikthen interesimin për Rashicën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian