Sulmet ruse në qytetin e Ukrainës, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hodhën 15 predha në qytetin ukrainas të Chasiv Yar.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko deklaroi se zona u sulmua, duke prekur civilët.

“Kudo, vetëm civilët dhe infrastruktura civile u prekën. Në Chasiv Yar, një person u vra, dy u plagosën, shtëpitë u dëmtuan – në total, rreth 15 predha fluturuan nëpër qytet”, tha ai.

Ai shtoi se në zonën e afërt të Kramatorsk, rusët goditën një shkollë, por nuk pati viktima.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sveçla: Presim që KFOR-i të veprojë, ose të njoftohemi për pamundësinë e heqjes së barrikadave

Story i radhës

Dalin pamjet e banesës/ Valoni iu tregon banorëve çmimin e madh që do ta marr fituesi i It’s My Home!

Të fundit nga