Sulm në Indianapolis, disa persona u qëlluan me armë, sulmuesi vret edhe veten

Disa persona janë qëlluar me armë në një objekt të kompanisë “Fedex” në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara, ndërsa sulmuesi i dyshuar e ka vrarë veten, tha policia.

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, oficerët u përballën me një skenë të të shtënave aktive në objekt, tha para gazetarëve zëdhënësja e policisë së Indianapolisit, Genae Cook.

Cook konfirmoi se disa persona janë qëlluar por nuk dha ndonjë shifër të saktësuar. Ajo shtoi se sulmuesi ka vdekur dhe se besohet që publikua tashmë nuk ndodhet në ndonjë rrezik të menjëhershëm, shkruan The Guardian.

Një dëshmitar që tha se punon në objektin ku ndodhën të shtënat tha se ka parë një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

Një person tjetër tha se mbesa e tij ishte e ulur në veturën e saj kur shpërthyen të shtënat dhe se ajo është plagosur. “Ajo u qëllua në krahun e majtë. Ajo është mirë, tani ndodhet në spital”, tha Parminder Singh.

Kompania “Fedex” doli me një deklaratë, në të cilën thuhet: “Jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë afër aeroportit të Indianapolisit. Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Po punojmë që të mbledhim më shumë informata dhe jemi duke bashkëpunuar me autoritetet hetuese.”

Ngjarja paraprake

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon 3 milionë

Ngjarja e ardhëshme

Artan Fuga komenton ftesën e Ramës për Bashën: Kjo është thirrje që pluralizmin ta çosh në humnerë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian