Sulejmani shënon, Hannoverli fiton  

Hannoverit importon tre pikë shumë të vlefshme në luftë për t’u ngjitur sa më lart në tabelën e Bundesliga II. 

Futbollisti nga Kosova, Valmir Sulejmani, është kreator i fitores së Hannoverit me rezultat 2:1 ndaj Braunschweig-ut.

Në minutën e 34-të, Sulejmani brenda 16-shit me goditje të fortë shënon për 1:1 dhe Ducksch realizon golin e fitores në minutën e 36-të. Për vendasit realizon Ji Dong-Won (17′).

Sulejmani u paraqit deri në minutën e 71-të, duke kontribuar në fitore. Florent Muslija u paraqit në dy minutat e fundit për Hannoverin.  

Hannoveri ngrihet në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Braunschweig është i 17-ti me 17 sosh.

Ngjarja paraprake

Bytyqi: E diela ditë jo pune për arritje të barazisë sociale dhe mbrojtje e të drejtave të punëtorëve

Ngjarja e ardhëshme

Arbër Ademi viziton SHF “Naim Frashëri” në Kumanovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian