sula rama po i merr frymen vendit vota e diaspores shpresa e fundit e shqiperise 678d2f8c3c5c7

Sula: Rama po i merr frymën vendit, vota e diasporës shpresa e fundit e Shqipërisë

January 19, 2025
min lexim

Deputeti i qarkut Elbasan, Dashnor Sula, nga Brescia e Italisë në takimin e tij me shqiptarët e diasporës, ka bërë thirrje për të shpëtuar Shqipërinë nga duart e Edi Ramës, i cili e ka kthyer vendin në një kënetë dhe vetëm vota e pastër e diasporës mund të shpëtojë vendit e të sjellë shqiptarët në vendin e tyre.

Gjatë fjalës së tij Sula u shpreh se diaspora është shpresa e fundit për Shqipërinë dhe e vetmja që mund të sjellë një rrotacion politik.

“Kam 20 vite në politikë, kam bërë takime më të mëdha por sot është shumë e vështirë nga emocionet të flas para jush dhe bashkëatdhetarëve të mi në të gjithë italinë. Ju jeni pjesa më e mirë e shqipërisë, pjesa më e mirë e kombit shqiptarë, njerëzit më të pasur, më të ndershëm, njerëzit më të sakrificës dhe jeni këtu ku keni ngritur emrin e  shqiptarëve.

Për ne është kënaqësi dhe sigurisht nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik Tomorr Alizoti, Bledi Himçi, dhe kushdo që donte të vinte erdhëm me dëshirën më të madhe për të ju thënë dy fjalë. Se shqipëria sot është kthyer në një kënetë dhe atë mund ta shpëtojë një lum i pastër si jeni ju, vota e pastër është vota e emigrantëve shqiptarë.

Edi Rama ka bërë atë që ka intimiduar, dhunuar ja ka vjedhur shpirtin, votën shqiptarëve. Ai e ka të pamundur të ju intimidojë ju, të ju blejë votën, ta deformojë rezultatin dhe shpëtimi i shqipërisë janë bashkëatdhetarët në të gjithë diasporën.

Miq, vëllezër jemi ne që jetojmë në shqipëri në një udhëkryq. Vetëm kur vini ju shqipëria gumëzhin, ka më shumë lëvizje mbushen rrugën dhe ditët e tjera shqipëria lënogn. Lëngo  sepse Edi Rama, më besoni nuk jam ekstremist por besoj cka them, Rama po na merr shpirtin. Atë që nuk ja bënë pushtuesit, na e ka bërë Edi Rama brenda 10 vitesh duke na larguar 1 milion shqiptarë. Kjo është e tmerrshme. Jeni shpresa e fundin për shqipërinë, nëse ju sillni lumin me vota do të sillni rrotacionin në politikë.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

komunat nisin procedurat qeveria ndau 100 milione euro 678d2aa017272
Story i mëparshëm

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

rivarroset xheladin kabashi ishte ne listen e personave te zhdukur gjate luftes 678d38e92ed0b
Story i radhës

Rivarroset Xheladin Kabashi, ishte në listën e personave të zhdukur gjatë luftës

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë
ShkoLartë