suedia u heq tabletat femijeve ne shkolla pengojne formimin mendor 6500e930dc12b

Suedia u heq tabletat fëmijëve në shkolla: Pengojnë formimin mendor

September 12, 2023
1 minut lexim

Suedia ka realizuar një ”surprizë” për fëmijët që janë kthyer në bankat e shkollave. Në vend të tabletave të prezantuara vitet e fundit, në tavolina gjetën libra letre, fletore, fletë letre dhe stilolapsa që përdornin prindërit e tyre, shkruan ll messaggero.it

Ministrja e re e Arsimit, Carlotta Edholm me këto rregulla përmbysi trendin e viteve të kaluara, në të cilat mjetet dixhitale ishin futur tashmë pothuaj kudo.

Ajo që e bindi ministren ishin rezultatet e “Progress in International Reading Literacy Study” (PIRLS), një sondazh ndërkombëtar që përsëritet çdo 5 vjet dhe që mat aftësinë lexuese të nxënësve nga mosha nëntë deri në dhjetë vjeç.

Në vitin 2021 suedezët kishin një rënie prej 11 pikësh në krahasim me vitin 2016 (nga 555 në 544).

Një nga arsyet, sipas ekspertëve, do të kishte qenë pikërisht përdorimi i tepruar i mjeteve dixhitale që lënë më pak kohë për reflektim dhe nevoja për ta bërë të vetën dijen me ngadalësinë që kërkon ky proces mendor. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

maqedonia fiton paster ne valeta kunder maltes 6500e7529cda3
Story i mëparshëm

Maqedonia fiton “pastër” në Valeta, kundër Maltës

demolli zbulon planin per kampionatin e ardhshem 6500f2ca25d0c
Story i radhës

Demolli zbulon planin për kampionatin e ardhshëm

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë