Suedia përkohësisht pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Suedia iu bashkua grupit të vendeve evropiane që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për shkak të raporteve të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut që kanë ndodhur tek disa persona të vaksinuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania dhe rregullatorët ndërkombëtarë vazhdojnë të pohojnë se vaksina është e sigurt, ndërsa shumë vende në botë po bëjnë përparim me fushatat e vaksinimit.

Agjencia suedeze për Shëndet Publik do të presë rezultatet e hetimit të Agjencisë Evropiane të Barnave.

“Vendimi është një masë paraprake”, tha epidemiologu kryesor suedez Anders Tegnell.

Deri më tani, autoritetet e Gjermanisë, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës, Rumanisë, Italisë, Irlandës dhe Bullgarisë kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Agjencia rregullatore për barna e BE-së do të shqyrtojë gjetjet e ekspertëve mbi vaksinën dhe do të vendosë nëse duhet të merren masa.

AstraZeneca theksoi se ka pasur 37 raporte të formimit të mpiksjes së gjakut midis më shumë se 17 milionë njerëzve të vaksinuar në BE dhe Britaninë e Madhe. Prodhuesi i ilaçeve tha se nuk ka dëshmi se vaksina ka rrezik në rritje të mpiksjes.



. .

Ngjarja paraprake

Reagimi i Messit pasi i shënoi dy gola

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, rreth 40 mijë skuadra për të garuar në Teknofest

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian