Suarez i thur elozhe sulmuesit Erling Haaland

Luis Suarez i ka thurur dhe elozhe sulmuesit Erling Haaland duke e futur në listën e sulmuesve më të mirë në botë.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, sulmuesi uruguaianu pyet se cili lojtar mendon së është e ardhmja e futbollit ndërmjet dy talentëve të rinj, Erling Haaland ose Kylian Mbappe, transmeton Panorama.

Përgjigja e uruguaianit ishte befasuese teksa zgjodhi Haaland para Mbappes.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të krijojë një epokë të re në futboll. Unë jam më shumë në favor të Haaland, por edhe Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm”, ka thënë Suarez.

Ngjarja paraprake

Pensionet do të paguhen nga 29 marsi

Ngjarja e ardhëshme

Në Serbi hallakaten për logon e re të Kosovës, ja çfarë shkruajnë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian