stuhia shkakton probleme ne oher policia arrin te shpetoje personat qe kishin mbetur te bllokuar me varke ne liqe 64e13af0e7123

Stuhia shkakton probleme në Ohër, policia arrin të shpëtojë personat që kishin mbetur të bllokuar me varkë në liqe

August 19, 2023
1 minut lexim

Moti i keq dhe stuhia në Ohër ka shkaktuar probleme për një varkë që po lundronte në ujërat e liqenit të Ohrit, shkruan TV21. Me ndihmën e pjesëtareve të policisë, 5 persona që po lundronin me varkë janë shpëtuar. Nga MPB njoftojnë se të njëjtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot (19.08.2023), duke vepruar sipas raportimit të marrë rreth orës 19:00 në SPB- Ohër, se në ujërat e liqenit të Ohrit, pronari i një mjeti lundrues, në të cilin po transportoheshin katër persona të tjerë, ka humbur kontrollin për shkak të stuhisë, efektivët e Stacionit të Policisë për Vëzhgimin Kufitar “Liqeni i Ohrit” kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 19:25 kanë gjetur varkën rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufiri me Republikën e Shqipërisë. N.B.(55) nga Ohri, i cili drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë që transportoheshin në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë janë është transportuar në Stacionin e Policisë për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, pa lëndime”, njoftojnë nga MPB./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

psg barazon perseri ne ligue 1 64e138d2c8ad6
Story i mëparshëm

PSG barazon përsëri në Ligue 1

rron gjinovci opozites patericat e krimit te organizum po majne ligjerata per korrupsion 64e13eb15a82d
Story i radhës

Rron Gjinovci – opozitës: Patericat e krimit të organizum po majnë ligjërata për korrupsion

Të fundit nga

ShkoLartë