Stuhi dhe shtrëngata shiu pushtojnë vendin, qytetet më të rrezikuara

Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq gjatë orëve të ardhshme dhe gjatë gjithë ditës së premte, duke sjellë sasi të mëdha reshjesh, veçanërisht në pjesën veriore të vendit dhe gradualisht edhe në pjesën qendrore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka lajmëruar se do të ketë shtrëngata dhe rrebeshe që do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

Rryma ajrore nga Evropa Veriore do të sjellë edhe një vorbull ciklonike, të shoqëruar edhe me reshje dëbore në zonat me lartësi malore.

Vorbulla ciklonike largohet nga Italia në drejtim të Ballkanit.

Parashikimi nga SHMU

Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit dhe gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së premte, reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Deri në orët e mesditës, reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme, por do të humbasin intensitetin.

Në veri-verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore          8°C deri në 16°C

zonat e ulëta          13°C deri në 22°C

zonat bregdetare    14°C deri në 22°C

Ngjarja paraprake

Policia e Kosovës dhuron gjak në Vushtrri

Ngjarja e ardhëshme

​OBSH: Masat vendimtare "absolutisht të nevojshme" për të shpëtuar jetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian