Studimi/ Pfizer 93% efektive në parandalimin e shtrimit të të rinjve në spital

Studimi u krye në periudhën qershor-shtator, kur ishte i pranishëm një variant delta jashtëzakonisht ngjitës i koronavirusit, raporton Reuters.Foto:Flickr

Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit ishte 93 për qind efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te të rinjtë e moshës 12 deri në 18-vjeç, sipas analizave të publikuara sot nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Studimi u krye në periudhën qershor-shtator, kur ishte i pranishëm një variant delta jashtëzakonisht ngjitës i koronavirusit, raporton Reuters.

Sidoqoftë, të dhënat nga 19 spitale treguan se midis 179 pacientëve të shtruar për koronavirus, deri në 97 për qind ishin të pa vaksinuar, që është një konfirmim tjetër i efektivitetit të vaksinës.

Raporti i CDC bazohet në studimet e kryera nga kompania për këto grup-mosha, të cilat treguan një përgjigje të lartë imune ndaj koronavirusit, por të cilat nuk ishin krijuar për të treguar efikasitet kundër shtrimit në spital. Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim te fëmijët mbi 12-vjeç, dhe kompania po kërkon miratimin për përdorim të vaksinës edhe te fëmijët e moshës mbi pesë vjeç.

Një panel ekspertësh nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të rishikojë të dhënat mbi përdorimin e kësaj vaksine te fëmijët e vegjël më vonë këtë muaj. “Të dhënat e CDC përforcojnë rëndësinë e vaksinimit për të mbrojtur të rinjtë amerikanë nga koronavirusi,” thuhet në studim./Burimi:Topchannel

 

Ngjarja paraprake

Këto parti dorëzuan ankesa në KSHZ për zgjedhjet lokale

Ngjarja e ardhëshme

Facebook do të ndryshojë emër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian