Studimi: Pandemia në Shqipëri pengoi trajtimin e pacientëve kronikë

Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria.

Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid.

Shoqata “Së Bashku për Jetën” sapo ka kryer një studim mbi nevojat që kanë të sëmurët kronikë për t’u decentralizuar recetat me rimbursim.

Në studim del një varësi e plotë e tyre nga QSUT, e cila mban nën kontroll gjendjen shëndetësore të pacientëve kronikë për afro 55 sëmundje.

Shqipëria ka aktualisht mbi 400 mijë të sëmurë kronikë dhe bëhet fjalë për kosto të jashtëzakonshme që përballon buxheti i shtetit dhe buxhetet familjare.

“Pacientët kronikë nga i gjithë vendi – thotë Denisa Canameti e shoqatës “Së bashku për Jetën” – marrin barnat e nevojshme për kurimin e patologjive të tyre vetëm në QSUT në Tiranë, çfarë sjell një kosto shumëpërmasore për këta pacientë dhe familjet e tyre”.

Sëmundjet kronike në Shqipëri nisin nga tumoret vdekjeprurëse, leucemia, talasemia, hiv/aids e deri te dializa.

Ato janë një barrë e rëndë shëndetësore, sociale dhe ekonomike për pacientin dhe familjen e tij, ç’ka rëndohet edhe nga kërkesat administrative të vendosura për kujdes të centralizuar, kur shumë prej ilaceve madje merret vetëm në farmacinë e QSUT.

Centralizimi i trajtimit të sëmundjeve kronike vetëm në QSUT, përvecse mjaft i kushtueshëm për pacientët është edhe I rrezikshëm, sepse brenda territorit të saj janë edhe dy spitale COVID.

Kufizimet e qarkullimit për shkak të pandemisë shkaktoi një seri vështirësish për të sëmurët kronikë me talasemi, hiv etj., dhe, krahas rrezikimit të jetës, shtoi edhe kostot e transportit.

Studimi vërjeti një situatë “monopol” mbi disa shërbime dhe përshkrimin e barnave ngashërbimet përkatëse në QSUT, që sanksionohet përmes protokolleve të përdorimit të barnave. Autorët theksuan se çdo spital në vend ka farmaci spitalore, ndaj pacientët mund të barnave spitalore sa më pranë vendit të banimit. Kjo punë lehtësohet edhe regjistrat kombëtarë të pacientëve kronikë, që ul në maksimum mundësinë e abuzimit me recetat me rimbursim.

Një tjetër lehtësi për pacientët do të ishin edhe konsultat përmes telemjekësisë, rrjeti I të cilës është i shtrirë në spitalet rajonale./VOA

Ngjarja paraprake

Biden: Për herë të parë në Kabinetin e Presidentit të ShBA-ve do të ketë femra aq sa meshkuj

Ngjarja e ardhëshme

Nuk është faji i Kurtit e Osmanit që LDK-ja sot garon për vendin e tretë me AAK-në

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian