Studimi i fundit: Ja sa mbijeton në lëkurë Covid-19

Koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, bëjnë me dije studiuesit japonezë, ndërsa bëjnë thirrje për kujdes maksimal të higjienës dhe larje të shpeshtë të duarve.

Sipas një studimi të botuar në revistën Klinike të Sëmundjeve Infektive, theksohet se patogjeni që shkakton gripin mbijeton në lëkurën e njeriut për rreth 1,8 orë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mbijetesa 9-orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit të kontaktit duke përshpejtuar pandeminë”.

Sakaq studimi mbështet udhëzimet e OBSH-së për larje të rregullt të duarve për të kufizuar transmetimin e koronavirusit.

“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit të kontaktit; megjithatë, kujdesi i treguar ndaj higjienës së duarve mund të zvogëlojë këtë rrezik, ” sqarojnë studiuesit japonezë.

Ngjarja paraprake

Rritje drastike e numrit të infektuarve në Maqedoni, javën tjetër priten masa të reja

Ngjarja e ardhëshme

Rrëshqitje dheu në Pakistan, 10 të vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian