Studimi i “Fridrih Ebert” bën të ditur në nevojën për përfshirje më të madhe të grave në shoqëri

Fondacioni “Fridrih Ebert” zbatoi hulumtim gjithëpërfshirës kombëtar dhe publikoi Studim për gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2020/2021 në mënyrë që ta matë, përshkruajë dhe sqarojë pozicionimin e popullatës femërore nga të gjitha bashkësitë etnike në raport me shoqërinë, familjen, vlerat, arsimin, punësimin, politikën, sigurinë dhe përkujdesin për shëndetin.

“Studimi jep një pasqyrë dhe analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave më të rëndësishme dhe paraqet studim interdisiplinor qëllimi parësor i të cilit është të ofrojë bazë për interpretime dhe analiza të mëtejshme. Rezultatet bëjnë të ditur për një varg sfidash ekzistuese me të cilat duhet të përballen të gjithë faktorët në shoqëri, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia individuale dhe shoqërore: nga kreatorët e politikave, vendimmarrësit, si dhe të gjithë qytetarët, gratë dhe burrat në shoqërinë tonë”, shprehet Eva Elerajt nga “Fridrih Ebert”.

Sipas prof. Dr. Dragan Gjorçev nga Instituti i Shëndetit Publik, në përputhje me analizat studimi përfshin determinues biologjik, fizik dhe social të shëndetit femëror.“Pjesa më e madhe e barrës me sëmundje te gratë në Maqedoninë e Veriut u takon sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, por brengos edhe mosnjihja e metodave për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, si dhe stileve të këqija të ushqimit dhe aktivitetit fizik.

Nevojiten ndryshime serioze në sistemin e ndjekjes dhe promovimit të shëndetit femëror, por edhe në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore të gruas”, bën të ditur Gjorçevi.Nita Starova nga “Fridrih Ebert” shprehet se rezultatet nga studimi bëjnë të ditur në nivelin e ulët të participimit politik, mosinteresimit të përgjithshëm, nga këtu është edhe mosinformimi për politikën te popullata femërore në vend, gjë që me siguri ka të bëjë me kombinimin e faktorëve dhe zhvillimeve në skenën politike në vitet e kaluara.“Ndonëse në përqindje të madhe e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, gratë megjithatë e refektojnë trendin global të mosbesimit të rritur në politikën. Është e nevojshme të krijohen kushte për përfshirje më të madhe të grave në politikën në pozicione dhe poste udhëheqëse, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar.

Vendimmarrësit, por edhe opinioni më i gjerë duhet të informohen për përfitimet nga përfshirja më e madhe e grave në proceset e vendimmarrjes”, sqaron Starova.Në një pjesë të studimit interesi është orientuar drejt pozitës së gruas në organizatat e punës, avancimin në karrierë dhe avancimin në pozicione udhëheqëse, si dhe qëndrime të përgjithshme për punësim, kërkim të punës dhe vetëpunësim.

Ngjarja paraprake

Donnarumma i papërmbajtshëm pas humbjes nga Napoli, reagoi ndaj bankës së Partenopei

Ngjarja e ardhëshme

Formacionet zyrtare: Barcelona – Huesca

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian