Studimi: Fëmijët që kalojnë më shumë kohë në ekran shfaqin probleme mendore dhe të sjelljes

Fëmijët që shpenzojnë më shumë kohë duke përdorur telefona, kompjuterë ose duke parë televizor kanë më shumë gjasa të shfaqin probleme të sjelljes si agresion, vështirësi në vëmendje, ankth dhe depresion, zbuloi një analizë e publikuar të mërkurën nga JAMA Psychiatry.

Në rishikimin e të dhënave nga 87 studime me gati 160 mijë pjesëmarrës të moshës 12 vjeç e lart, më shumë kohë para ekranit gjatë ditës u shoqërua me një rrezik deri në 20 përqind më të lartë për probleme të sjelljes, treguan të dhënat.

Kur fëmijët nën 12 vjeç janë në ekran për shumë orë në ditë, mund të shoqërohet me disa probleme të sjelljes, si agresioni apo trishtimi”, tha bashkautorja e studimit Sheri Madigan.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht “kohëzgjatja e kohës së shikimit të ekranit”, por edhe “si fëmijët angazhohen me ekranet”, tha Madigan, kryetarja e kërkimit.

Kur fëmijët përdorin ekranet si një mjet për t’u lidhur me të tjerët, lidhja midis kohës para ekranit dhe problemeve të sjelljes së fëmijëve është gjetur të jetë më e dobët”, tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetarja ruse tregon se çka e shtyu të organizonte protestën televizive

Story i radhës

Ancelotti: Faji është i imi, i kërkoj falje tifozëve të Real Madridit

Të fundit nga