Studenti 21 vjeçar i mjekësisë në SHBA vdiq një ditë pasi e mori vaksinën antiCOVID të kësaj kompanie

Zyrtarët e SHBA-së janë duke e hetuar vdekjen e 21-vjeçarit,
John Foley, një ditë pasi e mori vaksinën antiCOVID të kompanisë “Johnson &
Johnson”, shkruan Daily Mail, trasnmeton Gazeta Sinjali.

21-vjeçari që ishte student në Universitetin e Cincinnatit,
vdiq të shtunën e kaluar ku shokët e tij të dhomës gjetën trupin e tij të pajetë.

Departamenti i Shëndetësisë në Ohio dhe autoritetet lokale
të drejtësisë janë duke i pritur të dhënat mjekësore dhe rezultatet e testimeve
para se ta përcaktojnë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Vdekja e të riut erdhi pasi Qendrat për Kontrollimin dhe
Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në ShBA
rekomanduan që të ndërpritet përdorimi i vaksinës së kompanisë “Johnson &
Johnson” pas regjistrimit të gjashtë rasteve me mpiksje të gjakut.

Tash për tash nuk ekziston ndonjë dëshmi që vaksina me një
dozë për Covid-19 ka qenë shkaktare e vdekjes së studentit.

Sipas një zyrtari hetues, raporti preliminar i autopsisë
tregon se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një problem me zemrën ose me
frymëmarrjen e jo mpiksja e gjakut.

Ngjarja paraprake

Bëhen bashkë motrat Kardashian-Jenner, ‘thyejnë’ rrjetin me këto imazhe

Ngjarja e ardhëshme

Eco Guerilla: Ky eskavator shkaktoi shembjen e dheut në Banjë të Tetovës (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian