Studentët përplasën me policinë në Athinë

Protestuesit në Athinë dhe Selanik kundër ndryshimeve në Ligjin e Arsimit të Lartë, i cili parashikon futjen e policisë universitare, u përplasën me policinë.

Një grup demonstruesish hodhën një bombë tymi drejt forcave të policisë përpara ndërtesës së parlamentit grek, ndaj të cilave policia u përgjigj me gaz lotsjellës, raporton gazeta greke Kathimerini.

Një grup tjetër protestues hodhën bojë të kuqe në Bankën Greke në Athinë. Të ashtuquajturit anarkistë në Selanik hodhën gurë dhe bomba tymi në njësitë e policisë që përdorën gjithashtu gaz lotsjellës.

Sipas disa mediave greke, disa nga pjesëmarrësit në protesta u arrestuan. Përveç studentëve, sindikatat e mësuesve dhe prindërit po marrin pjesë gjithashtu në protestat kundër Ligjit të ri mbi Arsimin e Lartë në Greqi.

Ata kërkojnë që Ministria të rishikojë dispozitat e ligjit, veçanërisht atë për krijimin e policisë universitare, por edhe për vendosjen e kushteve minimale për regjistrim dhe afatet për përfundimin e studimeve.

Sipas mediave greke, protestat vazhdojnë pavarësisht ndalimit të mbledhjes së më shumë se 100 njerëzve për shkak të pandemisë së virusit koronar në atë vend.

Ngjarja paraprake

Prishtina i rikthehet stërvitjeve, bëhet gati për Kupë

Ngjarja e ardhëshme

Basha me pedagogë e studentë: Do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian