Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Studentët në Maqedoni frikësohen të paraqesin korrupsionin – Gazeta.mk

Studentët në Maqedoni frikësohen të paraqesin korrupsionin

min lexim

Perceptimet e rreth 20% të studentëve në arsimin e lartë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, dhe Serbi sipas rezultatit të një sondazhi të kryer nga Instituti për Kërkime Strategjike janë se korrupsioni në universitetet e këtyre vendeve është shumë ose jashtëzakonisht i pranishëm. Një në 10 studentë të anketuar kanë deklaruar se profesorët ju kanë kërkuar ryshfet, ndërsa 6% janë deklaruar se kanë ofruar ryshfet për notë më të lartë, e më shumë se 90% e tyre nuk dinë as se kujt t’i drejtohen në lidhje me korrupsionin në fakultete.

Për menaxherin e këtij projekti Misho Dokmanoviq këto të dhëna janë shqetësuese e sipas tij është për habi se ky sondazh për herë të parë tregon një shkallë kaq të lartë të perceptimit të korrupsionit.

“Është për habi që studentët deklarojnë se mashtrojnë nëpër provime, ose që ata punësojnë njerëz të tjerë për të shkruar teza ose punime afatgjate për ta. Këto janë dy nga tre pikat kryesore që i përcakton hulumtimi”, u shpreh Dokmanoviq.

Për dallim nga dy vendet e tjera, në vendin tonë studentët janë shumë më pak të informuar, pasi 90% e të anketuarve janë shprehur se nuk dinë se ku të lajmërojnë korrupsionin e as nëse në fakultete ekziston ndonjë autoritet kompetent apo institucion i tillë. Në pyetjen se pse nuk e raportojnë korrupsionin 1/3 e tyre janë përgjigjur se kanë frikë nga pasojat nëse bëjnë një gjë të tillë.

“Kemi 90% të studentëve që nuk dinë se si të reagojnë dhe ky është problem”, tha Dokmanoviq duke shtuar më tej se studentët duhet të raportojnë sjelljet e tilla korruptive dhe duhet të jenë më mirë të informuar.

“Kur fillon viti akademik, çdo studentë duhet të dijë se ku dhe si të regjistrohet. Le të themi një fakt interesant që në Maqedoni studentët kryesisht përgjigjen se formulari online është më i miri sa i përket raportimit të korrupsionit. Kjo nënkupton se ata duan të ofrojnë mbrojtje maksimale nga raportimi i mundshëm”, shtoi ai.

Parametrat midis tre vendeve janë të ndryshme, pasi sipas tij në Shqipëri ka ndërgjegjësim shumë më të mirë sa i përket raportimit të korrupsionit, ndërsa në Serbi ka më pak perceptim si për shembull në fushën e kërkimit të ryshfetit apo detyrimin për të blerë një libër të një profesori.

“Një nga tre pikat kryesore korruptive është që studentët në Maqedoni deklarojnë se profesorët i detyrojnë për një libër për një notë më të mirë ose për rezultat më të mirë”, theksoi menaxheri Dukanoviq. Ky hulumtim u bë në maj të këtij viti nga një agjenci e pavarur, ku në secilin vend u anketuan nga 300 studentë, në kuadër të projektit “Universitete pa korrupsion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”.

Story i mëparshëm

Pse shtojmë më shumë peshë në verë?

Story i radhës

Spasovski: Krimi total në rajonin e Kavadarit 5 muajt e fundit në rënie

Të fundit nga