Studentët kundër Erdoganit, policia rrah dhe gjuan me plumba gome protestuesit

Policia turke u përlesh me disa qindra studentë sot në Stamboll.

Studentët demonstruan kundër vendimit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan për të caktuar Meliha Bulun, një anëtare e Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila dikur ishte një kandidate në zgjedhjet parlamentare, në pozicionin e rektorit të një prej universiteteve më prestigjioze turke.

Studentët u rebeluan, duke besuar se emërimi i Bull ishte përpjekja e Erdoganit për të kufizuar të drejtat akademike dhe kërkuan që Universiteti të lejohej të zgjidhte rektorin e tij.

Studentët që u mblodhën në kampusin e Universitetit të Bosforit brohorisnin “AKP larg universitetit tonë”.

“Nuk është një krim nëse dikush ka mendimin e tij politik. Emërimi i Bulu është i ligjshëm”, tha zëdhënësi i AKP-së, Omer Çelik pas takimit të partisë, i cili u ndoq gjithashtu nga Erdogan.
 

Ngjarja paraprake

Këto janë 4 çajra bimorë që duhet të përdorni nëse keni probleme me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Ngjarja e ardhëshme

Mediet serbe: Maqedonia Veriore po kthehet në “Amsterdamin e Ballkanit”?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian