studentet bllokojne rruget ne beograd shoferi i nje veture rrit shpejtesine dhe ia mesyn turmes nje vajze e godet brutalisht me automjet 678913557c6e1

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

January 16, 2025
1 minut lexim

Një studente e Fakultetit Juridik, e cila u godit nga një veturë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve në Beograd, u lëndua rëndë dhe jeta e saj është në rrezik, u bë e ditur nga qendra emergjente.

Policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. (38), i cili siç dyshohet ka goditur me veturën Ford Focus një vajzë njëzetvjeçare, dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Videot shqetësuese të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë se shoferi ka goditur studenten, e cila përfundon në çatinë e veturës.

Shoferi ka vazhduar rrugëtimin duke bërë që vajza të përfundojë e përplasur në asfalt. Ekipi i emergjencës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka transportuar vajzën në spital.

Ndryshe qytetarët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Juridikut, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Teknologjisë-Metalurgjisë, kanë bllokuar sot për 15 minuta kryqëzimin e Ruzveltit dhe Mbretëreshës Mari, për të nderuar viktimat e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trajneri i skenderbeut terren skandaloz 67890fd0989e8
Story i mëparshëm

Trajneri i Skënderbeut: Terren skandaloz

me page nen minimale punetoret e sigurimit dhe mirembajtjes shkelen ne institucione 6789140a5e341
Story i radhës

Me pagë nën minimale, punëtorët e sigurimit dhe mirëmbajtjes shkelen në institucione

Të fundit nga

Rosie Huntington-Whiteley pozon me të brendshme

Rosie Huntington-Whiteley tregoi figurën e saj tepër të tonifikuar në Instagram të premten teksa modelonte koleksionin e saj të ri të të brendshmeve. Aktorja, 37, pozoi një stuhi në një seri fotosh

“Milano-Cortina 2006”, Shqipëria merr ftesën

Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka marrë zyrtarish ftesën për të qenë pjesë e kësaj veprimtarie madhore. Ftesa ka qenë e
ShkoLartë