Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

Rugova e mbajti deri në fund të jetës në zyrën e tij fotografinë emblemë me Papa Gjon Palin e Dytë. Qytetërimi evropian ishte përcaktimi i tij jetësor. Strategjia kombëtare e filozofisë së Rugovës ishte: “Kosova e integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Çdo shmangie nga kjo strategji është fatkeqësi kombëtare, ndryshim i boshtit që e ve në dyshim pavarësinë dhe e ve në rrezik qenien tonë kombëtare. Ndërkaq, ka forca rrënimtare që përpiqen ta mbajnë shtetin tonë vasal të Turqisë e lamë thiu të arabëve. Është rasti i fundit që mund të shkëputemi nga vazaliteti me Perandorinë e së keqes. Këtë duhet ta kenë vath në vesh pasuesit e Rugovës.

Po ashtu aleancat me ato parti që janë kundër këtij përcaktimi janë rrënuese për shtetin tonë dhe tradhti ndaj strategjisë së Rugovës.

Ngjarja paraprake

NP “Parkimi i Qytetit” – Shkupi prej sot fillon me numërimin dimëror të orarit të punës

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Qëndrimi i opozitës është për të të ardhur keq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian