Strakosha në prag të largimit, Sarri telefonon Buffon dhe i kërkon ndihmë

Maurizio Sarri kontaktoi Gianluigi Buffon për të diskutuar një nënshkrim të mundshëm për Lazion.

Sipas Football Italia, duke cituar Il Messagero, trajneri i romakëve ka telefonuar portierin me të cilin ka punuar në Juventus për të marrë mendimin e tij për portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi.

Për momentin, 21-vjeçari luan për Cremonese në formë huazimi.

Lazio është në kërkim të një portieri të ri pasi Thomas Strakosha ka gjasa të largohet nga skuadra këtë verë. Përveç Carnesecchi-t, në vëmendjen e klubit erdhën edhe Kepa Arrizabalaga dhe Pierluigi Gollini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH: Nga nesër nxënësit pa maska nëpër shkolla, Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive

Story i radhës

Si ndryshojnë menstruacionet gjatë viteve tuaja të 20’ta, 30’ta dhe 40’ta

Të fundit nga