Strakosha do e mbylli ëndrrën e Premier League para kohe

Tomas Strakosha realizoi një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë verën e shkuar, kur u transferua në kampionatin e tij të preferuar, Premier League.

Por eksperienca e tij te Brentfordi nuk ka shkuar ashtu siç e priste. Portieri shqiptar nuk mundi të fitojë dot konkurencën me Raya-n dhe numëron vetëm një paraqitje me klubin anglez.

Bëhet fjalë për ndeshjen e vlefshme për Kupën EFL në muajin gusht. Gjithashtu dëmtimi i pësuar në stërvitje e la jashtë fushe për një kohë të gjatë, duke ndërlikuar më tepër situatën e tij në Angli.

Nisur nga minutat e pakta, Strakosha po mendon edhe largimin nga Brentfordi. Portieri shqiptar dëshiron të fitojë sa më shumë minuta dhe të dëshmojë përsëri vlerat e tij mes shtyllave.

Për shërbimet e tij deri tani janë të interesuar 4 klube të Serisë. A. Salernitana, Spezia, Sassuolo dhe Fiorentina janë të gatshme të transferojnë Tomas Strakoshën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gerard Pique me të dashurën e tij të re në pushime, organizoi një festë për familjen dhe miqtë

Story i radhës

Bekteshi: Për konsumatorët e vegjël do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike

Të fundit nga