stoltenberg serbia eshte e pergatitur ne sigurimin e llogaridhenies per autoret e dhunes ne kosove 655cc965406f9

Stoltenberg: Serbia është e përgatitur në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës në Kosovë

November 21, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruar për takimet që pati me udhëheqësit serbë në Beograd ku qëndroi atje në kuadër të vizitës në disa shtete të rajonit.

Ai tha se Serbia është e përgatitur që të mbajë përgjegjës autorët që shkaktuan dhunë së fundi në Kosovë.

“Diskutime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për tensionet e fundit dhe rolin vital të KFOR’it në mbrojtjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë. E mirëpres që Serbia është e përgatitur që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në X.

Stoltenberg dje ka nisur një turne të vizitave në Ballkanin Perëndimor pas paralajmërimeve nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.

Para Kosovës ai ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa sot pasdite do të shkojë në Maqedoninë Veriore.

MARKETING

RENT A CAR

aksident i rende ne gjader te lezhes perplasen tri makina te lenduarit nxirren me veshtiresi nga mjetet nga mjetet 655cc749a8ba1
Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tri makina/ Të lënduarit nxirren me vështirësi nga mjetet nga mjetet

azemi per blerandon tash merrem une me te 655cc96828c98
Story i radhës

Azemi për Blerandon: Tash merrem unë me të

Të fundit nga

ShkoLartë