stoltenberg ne beograd sulmet ne veri te kosoves jane te papranueshme 655cb8c62b76a

Stoltenberg në Beograd: Sulmet në veri të Kosovës janë të papranueshme

November 21, 2023
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në Beograd, ka diskutuar tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e misionit paqeruajtës të KFOR-it me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Anadolu.

“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Në Maj, forcat tona të KFOR-it u sulmuan, 93 prej tyre u plagosën, disa pësuan lëndime që ndryshojnë jetën. Në shtator, ne pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë dhe kjo është e papranueshme. Ata që e bënë këtë duhet të dalin para drejtësisë. Ne vërtet e mirëpresim faktin që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në këto përpjekje”, tha Stoltenberg.

Ai kujtoi gjithashtu se aleanca e NATO-s dërgoi trupa shtesë në Kosovë pas dhunës.

“Pas kësaj dhune, NATO vendosi një mijë ushtarë shtesë dhe armë të rënda në Kosovë. Ky ishte përforcimi më i fuqishëm dhe më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në dekadën e kaluar dhe tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen dhe mirëpret koordinimin e ngushtë mes ushtrisë serbe dhe KFOR-it”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se të gjitha palët duhet të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve.

“Siç i thashë presidentit Vuçiq, grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë vijës kufitare nuk do ta ndihmonte situatën dhe unë vërtet e mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, si çelës për normalizimin e marrëdhënieve. Ftoj Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në dialog nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm”, tha kreu i NATO-s.

Ai theksoi se gjatë takimit është biseduar edhe për mundësinë e rifillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Serbinë, si dhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kreu i NATO-s filloi turneun në Ballkan të dielën në Sarajevë, ku u takua me zyrtarë të Bosnje e Hercegovinës. Dje ai ka vizituar Kosovën, ndërsa sot përpos Serbisë, do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut.

“Ku dhe si e vendosim ushtrinë, është puna jonë”

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n dhe me KFOR-in, “me shpresën se do të sigurojmë sadopak siguri për popullin serb” në Kosovë.

Sipas tij, KFOR-i ka garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë vetëm për serbët, duke shtuar se vetëm serbët kanë qenë të sulmuar në Kosovë.

Lidhur me ndodhitë në veri të Kosovës, Vuçiq u shpreh se “kemi një pikëpamje të ndryshme për atë që ka ndodhur, por ne e kuptojmë shumë mirë se cilat janë kërkesat e Perëndimit dhe cilat janë kërkesat e NATO-s”.

“Sa i përket Ushtrisë Serbe, ajo i ka kryer detyrat e saj në mënyrë profesionale, asnjëherë nuk i ka tejkaluar të drejtat e saj, kompetencat e saj, gjithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Ku dhe si do ta dërgojmë ushtrinë tonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi dhe duke mos rrezikuar askënd në asnjë mënyrë, kjo është puna jonë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia është ushtarakisht neutrale dhe do të mbetet e tillë.





MARKETING

RENT A CAR

presidenti erdogan pritet me ceremoni zyrtare ne algjeri 655cb88ad47d7
Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Algjeri

gazetarja mata trafik kokaine nga amerika latine lidhja e krushqise me brecanin 655cb939954f3
Story i radhës

Gazetarja: Mata trafik kokaine nga Amerika Latine, lidhja e krushqisë me Breçanin

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë