stoilkoviq do ta permiresoje tekstin ku shkruan kosova dhe metohija si serb kurre nuk do ta pranoj republiken e kosoves 678a608dc60a6

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan “Kosova dhe Metohija”: Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

January 17, 2025
1 minut lexim

Zv.kryeministri serb në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, ka thënë se është bërë gabim në lidhje me postimin e tij në rrjetet sociale, në të cilin Republikën e Kosovës e quan “Kosova dhe Metohija”. Ai tha se do ta përmirësojë gabimin, megjithatë theksoi se si përfaqësues i bashkësisë serbe, nuk do ta pranojë Republikën e Kosovës.

Soilkoviqi tha se si përfaqësues qeveritar, do ta respektojë vendimin e Maqedonisë së Veriut për njohjen e Republikës së Kosovës.
“Është tekst i marrë nga faqja ime në Facebook, dhe asgjë më shumë. Shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri e ka marrë atë tekst nga Facebook, dhe ati tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim. Si pjesëtar i bashkësisë serbe, nuk do ta pranojmë asnjëherë atë zgjidhje, por si obligim ligjor do ta pranojmë”.

“Ajo që dua të sqaroj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë ‘Kosova dhe Metohija’, me rezuolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie në mes Bashkësive, do t’i respektojë obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së sjellë në lidhje me këtë çështje”, tha Stoilkoviqi për TV21.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nintendo prezantoi gjeneraten e dyte te konsoles switch 678a604f6ee06
Story i mëparshëm

Nintendo prezantoi gjeneratën e dytë të konsolës Switch

portieri i klubit italian perfundon nen hetimin e prokurorise 678a613e88ef5
Story i radhës

Portieri i klubit italian përfundon nën hetimin e Prokurorisë

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë