Stefanoviq: Vuçiqi po na grindë me të gjithë fqinjtë, pos me Orbanin e Hungarinë

Nënkryetari i Partisë së lirisë dhe drejtësisë (SAA) së Serbisë, Borko Stefanoviq, ka vlerësuar se dëbimi i ambasadorit serb Vladimir Bozhoviq nga Mali i Zi dhe masa reciproke e Beogradit ndaj ambasadorit malazez është “tregues i trishtuar” që elitat politike “po luajnë Luftën e Ftohtë mbi dy popuj vëllezër”.

“Përveç faktit që qeveria progresiste nuk ishte në gjendje të dërgonte një ambasador më profesionist dhe të kujdesshëm në Podgoricë se ambasadorin Bozhoviqi, Beogradi zyrtar vazhdoi të vendosë porta hekuri për të gjithë fqinjët, përveç Budapestit të Orbanit, duke na izoluar më tej dhe duke u grindur me të gjithë”, ka thënë Borko Stefanoviq.

Në një kumtesë mbi vendimin e ministrit të jashtëm serb Nikola Selakoviq mbi masën reciproke ndaj ambasadorit malazes Tarzan Millosheviq pas dëbimit të ambasadorit serb nga Podgorica, Stefanoviqi tha se SAA “do të hapë derën dhe do të jetë me popullin atje ku është e nevojshme”, duke respektuar fqinjët dhe ligjin ndërkombëtar.

Beogradi zyrtar megjithatë ka vendosur mbrëmë që njëanshëm ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadori malazez.

Ngjarja paraprake

​Gattuso e thotë i bindur: Kjo skuadër është favorite për titull në Serie-A

Ngjarja e ardhëshme

Politikanët e vjetër apo të sotëm?/ Kocaqi: Ata ishin më të shkolluar, këta vijnë nga hiçi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian