Statistikë interesante, Real Madrid nuk ka fituar penallti që nga “El Clasico”

Real Madrid absolutisht nuk është duke pasur fat me penalltitë këtë edicion.

“Los Blancos” kanë fituar me se pakti penallti në La Liga se bashku me Cadiz, Huesca, Elche dhe Osasuna dhe janë vetëm pesë skuadra në top pesë ligat evropiane që kanë pasur me pak: Bordeaux, Burnley, Genoa, Rennes dhe Armina Bielefeld.

Real Madrid nuk ka fituar penallti që nga 24 tetor në “Camp Nou”, derisa para saj ishte një muaj më herët ndaj Real Betisit.

Kjo nënkupton që janë 21 ndeshje radhazi pa penallti, rekord për klubin, që është interesante, ngase skuadra është mjaftë sulmuese dhe gjithmonë janë brenda zonës së 16-metërshit te kundërshtarët.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Real Madrid është duke iu afruar një numër rekord duke mos pasur penallti që nga hyrja në fuqi e VAR. Rayo Vallacano ka zhvilluar 28 ndeshje pa pasur penallti.

Skuadra që priti më se shumti për një penallti ishte Osasuna, që shkoi 72 ndeshje pa penallti, derisa përfundoi me 27 gusht 2016.

Ngjarja paraprake

Hajdutët vjedhin shtëpinë e Di Maria, kur familja e tij ishte brenda

Ngjarja e ardhëshme

Kush janë tre shenjat e horoskopit që konsiderohen ekspertë në puthje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian