E turpshme. Qeveria ka Buxhet prej 6 miliardë euro dhe nuk dëshiron t`i rrisë pagat e punëtorëve. Akuza vjen nga LSDM-ja, duke I quajtur të turpshme veprimet e qeverisë që detyrojnë punëtorët në protesta, për dicka që e meritojnë.
Sipas socialdemokratëve, sistemi i rritjes së pagave që ishte vendosur në kohën e LSDM-së është braktisur nga qeveria aktuale, që sipas tyre, ka rezultuar me përkeqësimin e standardit jetësor të punëtorëve.
LSDM-ja akuzon se po rriten huamarrjet e Qeverisë.
“Krahas huamarrjes prej 500 milion eurove nga Hungaria, Qeveria në tre muajt e kaluara hyri në borxh prej 128 milion eurove përmes fletobligacioneve shtetërore dhe me 73.7 milion euro tek kreditorët vendor. Këto janë borxhe të reja mbi 200 milion euro në kurriz të qytetarëve që do t`i paguajnë brezat e ardhshëm” – tha Kuzeska.
Sikurse edhe ditëve tjera, VMRO-DPMNE-ja vazhdon ta akuzojë LSDM-në, sic thonë, për lidhjet me Artan Grubit. Sipas tyre, LSDM-ja ka mbetur fortifikata e fundit për Grubin. Vazhdojnë të insistojnë që socialdemokratët të kërkojnë falje.
“LSD duhet të inkurajohet dhe të kërkojë falje për Artan Grubin. Derisa nuk kërkojnë falje për krimet e Grubit, deri atëherë nuk mund të thonë se janë shkëputur nga ai dhe BDI-ja. Vetëm me përballjen e plotë me realitetin dhe kërkimfaljen për Grubin, LSDM-ja do të hapë faqe të re. Derisa nuk e bëjnë këtë, ata tregojnë se mbeten partia e njëjtë që ishte në koalicion me Grubin derisa ai vidhte” – tha Brane Petrushevski.
Kritika lidhur me Buxhetin 2025, Kryeministrit Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, I ka dërguar edhe lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, i cili mori pjesë në konferencën për zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Organizatës Komunale të LSDM-së në Prilep.
Sipas tij, Qeveria me këmbëngulje nuk e pranoi propozimin e LSDM-së për rritje të pagës minimale në 500 euro, kurse nga Buxheti historik, sic tha, nuk ka mjete për rritje të pagave për punëtorët. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN