Stafi i Reddit mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë

Nisur nga pandemia e Covid-19 dhe inspiruar nga lëvizje të ngjashme nga industria e teknologjisë, Reddit tha se stafi i rrjetit social mund të punojë prej ku do të dojë përgjithnjë.

Lajmin kompania e dha përmes një postimi në blog por citoi disa përjashtime për disa role të caktuara. Por punonjësit mundtë zgjedhin të punojnë edhe nga zyrat e Reddit edhe pse hapësirat fizike do të rimodelohen.

Me ndryshimin e mënyrës së të punuarit, Reddit do të ndryshojë edhe pagesat të cilat duhet të përshtaten sipas kostos së jetesës në qytete më të shtrenjta.

Kompania tha se rolet në suportin teknik do të përjashtohen nga ky ndryshim. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Lajm i mirë, nisin punimet për zbatimin e projektit në Parkun e Qytetin

Ngjarja e ardhëshme

Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian