Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi Cristiano Ronaldo

October 31, 2023
1 minut lexim

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Si gjithnjë, në çdo arritje të Messit ai që ngacmohet më shumë është Cristiano Ronaldo, rivali i përjetshëm i argjentinasit.

Edhe në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Messit.

Ronaldo nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Sa i përket ndeshjes, Al Nassr i Ronaldos u kualifikua në kohën shtesë falë golit të Sadio Mane.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickoski: Qeveria do të sjellë një ligj të ri për mbrojtjen e sekreteve afariste, lidhur me korridoret 8 dhe 10 D

Story i radhës

Flasin nga IKSHPK: Uji i Badocit ende i papijshëm

Të fundit nga

ShkoLartë