Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Prishtinë

Gjatë ditës së shtunë, zona industriale Prishtinë – Fushë-Kosovë, Ambasada Amerikane, lagjja Emshir, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, mbetën pa energji elektrike për orë të tëra.

Kjo për arsye se kishte ndodhur një avari në nënstacionin 110/30/10 kv Prishtinë 1, që është nën menaxhim të KOSTT-it.

Ndërkohë KOSTT-i, ka njoftuar sot se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Pas një pune intensive të ekipeve të KOSTT të mirëmbajtjes së nënstacioneve, në ora 23:23 është kthyer në operim transformatori TR1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1 dhe është stabilizuar furnizim me energji elektrike për qytetarët e afektuar. I falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe i jemi mirënjohës qytetarëve për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it

Ngjarja paraprake

Thaçi honazhe te varri i Arbër Xhaferit me rastin e 73 vjetorit të lindjes

Ngjarja e ardhëshme

Turqia i dhuron pajisje ushtarake Ushtrisë së Gjeorgjisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian