Spray i hundës anti-Covid pritet të fillojë të përdoret së shpejti në Britani

Spray për hundët i krijuar për të mbrojtur nga infektimi me Covid deri në 48 orë, mund të jetë së shpejti i disponueshëm në Britani. Mediat britanike shkruajnë se ky spray ka rezultuar me sukses dhe sipas studimeve laboratorike, grimcat që përhapen në hundë përmes sprayt pengojnë aftësinë e koronavirusit për tu futur në qelizat njerëzore.

Spray është krijuar nga dy përbërës kryesorë të quajtur carregeenan dhe gellan. Për shkak se përbërësit janë miratuar tashmë për përdorim njerëzor, zhvilluesit thonë se produkti është i gatshëm për t’u përdorur sa më shpejt pasi të marrë miratimin nga autoritetet shëndetësore britanike.

Autori kryesor i cili ka nxjerrë rezultatet, doktor Richard Moakes jep disa detaje më shumë: ‘Ky spray është krijuar nga përbërës të gatshëm të cilët janë përdorur tashmë në produkte ushqimore dhe ilaçe, dhe ne qëllimisht kemi përdorur këtë lloj formule. Kjo do të thotë që pas miratimit, ne mund të fillojmë prodhimin masiv brenda disa javësh”.

Nëse grimcat e sprayt bien në kontakt me SARS-CoV-2, ato e rrethojnë dhe e dëbojnë virusin përmes nxjerrjes jashtë të sekrecioneve ose duke fryrë hundët, duke mos lejuar futjen brenda në organizëm dhe në qeliza.

Shkencëtarët në Universitetin e Birmingham thonë se spray mund të jetë veçanërisht i dobishëm në situata me rrezik të lartë, si përshembull ambientet spitalore ku qëndrojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor, në avionë ose në klasa.

Në situata kur rreziku i transmetimit është i lartë, shkencëtarët parashikojnë përdorimin e sprayt së bashku me masat para-ekzistuese, të tilla si distancat sociale dhe maskat e fytyrës.

Ngjarja paraprake

Sekreti i dobësimit paska qënë fare i thjeshtë: Eskpertët tregojnë çfarë duhet të bëni

Ngjarja e ardhëshme

Votimet, Kryemadhi: E lumtur që LSI-ja vijon të mbetet partia e të rinjve shqiptarë

të fundit nga