Sportisti i Kosovës është vaksinuar kundër koronavirusit

Vaksina anti-COVID-19 ka nisur që të shpërndahet në të gjithë botën.

Tashmë edhe sportistët kanë nisur që ta vaksinohen më këtë vaksinë.

Skitari i kombëtares së Kosovës , Albin Tahiri, është vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Tahir përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nuk ka pse të shqetësohet më.

31-vjeçari ka ironizuar me pretenduesit që thonë vaksina është lloj çipi duke thënë se nëse zhduket diku, mund ta gjejnë përmes saj.

“Më në fund s’kam pse të shqetësohem më. Nëse rastësisht zhdukem diku, mund të më gjejnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ngjarja paraprake

Britania miraton përdorimin e gjerë të vaksinës së zhvilluar nga Moderna

Ngjarja e ardhëshme

Vaksinimi në Itali, shqetësim kryesor mbetet mungesa e stafit mjekësor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian