Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen, shkruan Syri.net Kosova.

“Dita 247. Fatkeqësisht, në javën e fundit kemi regjistruar 11 të vdekur në Gjilan si pasojë e COVID-19. Gjendja në Spital dhe QKMF është e rënduar. QKMF tashmë po funksionon me tri ekipe në terren, ku gjatë të enjtes janë realizuar 86 vizita në shtëpi. Në anën tjetër, Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen dhe po bëjmë përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, ka shkruar ai në Facebook.

Haziri shkruar se për shkak të gjendjes së rëndë, komuna ka vendosur që t’I falë qiratë për të gjithë ata që kanë marrëveshje partneriteti me objektet që janë në pronësi komunale.

Deri tash, në Gjilan në total janë 1960 të infektuar me koronavirus, tash 493 raste active dhe 60 të vdekur.

Ngjarja paraprake

Dje festoi ditëlindjen, ‘Mjeshtri i Madh’ Petrit Malaj pozitiv me COVID

Ngjarja e ardhëshme

Spanja mund të gjobisë deri në 6 mijë euro personat që hyjnë në vend pa testin PCR

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian