Spiropali: Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, Opozita, një ushtri e shpartalluar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ndryshimet në qeveri dhe vendimet e kryeministrit Edi Rama për emrat e zgjedhur.

Për Spiropalin ndryshimet janë të mirëmenduara duke theksuar se zgjedhjet e kryeministrit nuk mund të gjykohen nga ministrat e tjerë. Sipas saj, vendimet e një lideri gjykohen nga rezultati.

“Ndryshimet në qeveri janë të mirëmenduara. Ne kemi një betejë shumë të rëndësishme përpara, 25 prillin që do ta fitojmë patjetër. Ne kemi një organizim jo vetëm elektoral por dhe partiak që nuk ndalet. S’kemi asnjë krahasim me asnjë forcë tjetër politike. Zgjedhjet e kryeministrit Rama nuk mund të gjykohen. Nga ju po si gazetarë por flas për ne, ministrat e tjerë. Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, rezultati jo pëlqyeshmëria personale. Vendimet e Edi Ramës kanë qenë të duhurat përderisa na kanë çuar në fitore, gjithmonë e më të madhe.
Këto zgjedhje janë më të mirat e mundshme. janë jo vetëm njerëz politikë por i kanë dalë për zot disa betejave dhe kanë sjellë rezultate.
Ministrat këtu o janë larguar me bujë të madhe, o me zhurmë të madhe, o duke vrarë e nuk kanë dhënë dorëheqjen. Tre njerëz normalë që i dhanë qeverisë profilin e një qeveri europiane.

Z.Lleshaj ka menaxhuar dy nga vitet më të vështira sa i përket sulmeve që i janë bërë policisë dhe i ka menaxhuar si një shtetar i vërtetë”, theksoi Spiropali.

Ndërkohë politologu Roland Lami tha se kryeministri ka edhe përgjegjësinë për zgjedhjet që bën. “Kryeministri ka të drejtën legjitime të zgjedhë kabinetin e tij, ai merr dhe kostot, por tek zgjedhja ka dhe përgjegjësinë”, u shpreh ai.

Për Shpëtim Nazarkon, dy ish-ministrat nga Kosova janë lëvizje karta të kryeministrit Edi Rama duke dhënë këtë arsyetim dhe për ministrat e rinj.

Zgjedhja e Cakës dhe e asaj…kur ishte kjo histori, Rama po akuzohej për Serbinë.. Ai tha në rregull me OSBE-në do merrem vetë, por duhet të përballej me dy rreziqe të tjera, njëra për akuzën e Serbisë, atëherë nxori dy karta, mori dy njerëz nga Kosova dhe e zbuti këtë kritikë. Tani që ajo situatë me marrëveshjen mbaroi dhe roli i tyre mbaroi.

U gëzova për Niko Peleshin jo se kam miqësi me të por duke parë disa veçori të tija, u gëzova se po plotëson dy funksione. Është drejtues politik i qarkut Korçë, në momentin që e hoqe nga ministër bujqësie lë një boshllëk. Korça nuk është si Fieri. Në këtë pikë është lëvizje e mirë.
Nga ana tjetër p ovija re një gjë, ministria e Mbrojtjes na duket ndonjëherë sikur ç’na duhet. Por ka vlerë për një anë tjetër. Ai plotëson dy funksione me Nikon, nga njëra anë për Korçën dhe nga ana tjetër hap një kanal. Lëvizjet që bëri tani, janë të imponuara nga zgjedhjet që po vijnë.

Për ata të dy jam i mendimit, se si nuk kanë prurë ndonjë të keqe, as nuk kanë prurë ndonjë, por janë disa të mira për kryeministrin.
Ne bëmë një gjest real, bëmë dy ministra nga Kosova, një gjest i papërfytyrueshëm deri disa vjet më parë. Më shumë vlerësoj interkonjeksionin se dy picirrukë që nesër mund të mos u kujtohet as emri. Kryeministri është dhe komandant i përgjithshëm i partisë së vet”, tha Nazarko.

Ministrja Spiropali tha më tej se njerëzit kanë siguri kur është kryeministri që e zgjedh kabinetin dhe jo njerëz të tjerë. Sipas saj, opozita është një çetë që sulet, ndërsa PS një parti e disiplinuar.

“Më thuaj një vend në botë ku kryeministri nuk zgjedh ministrat. Nuk ka kryeministër në botë që nuk zgjedh kabinetin që drejton. Njerëzit kanë siguri që kryeministri zgjedh kabinetin dhe jo të tjerët.

Ata (opozita) janë një ushtri e shpartalluar, jo parti. pa lider, pa vizion, një çetë që sulet aty, që sulmon dhe s’dihet pse po të sulmon. Ne jemi një parti e disiplinuar, me program, me ide dhe dimë kë kemi lider. Ç’domethënë që je liberal? Që interesat personale të tyre të ndikojnë në qeverisjen e vendit. ka zgjedhje, ka dhe disiplinë brenda një partie. Ka të drejta, ka dhe përgjegjësi”, deklaroi Spiropali.

Ngjarja paraprake

Analistët: Dialogu Uashington-Phenian në udhëkryq

Ngjarja e ardhëshme

Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian