Spiropali bën deklaratën e papritur: Meta ishte i dehur, më erdhi keq për gjendjen e tij

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali hodhi dyshime se kreu i shtetit Ilir Meta është shfaqur në një gjendje tejet të rënduar për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit sonte në studion e Opinion.

Spiropali tha se i vinte keq të shihte Metën në atë gjendje, duke aluduar se presidenti ishte i dehur pas një dreke në qytetin e Durrës.

“Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku. Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor”, u shpreh ajo.

Ngjarja paraprake

OBSH-ja raporton rekord rastesh ditore me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Po ndiqej nga policia, avionit me kokainë i mbaron karburanti dhe rrëzohet - vdesin dy persona

të fundit nga