“Spec djegës, lëng limoni”, mjeku popullor shpërndan kurë për Covid: Kam shëruar dy deputetë të opozitës

Mjeku popullor Rruzhdi Metali thotë se ka shëruar nga Covid-19 dy deputetë të opozitës.

Ndërsa shkenca është dorëzuar dhe ende nuk ka gjetur kurën, Metali tha se ka shëruar edhe pacientë të tjerë.

Gjithsesi, mjeku popullor nuk ka treguar emra.

Metali ka treguar dhe kurën që sipas tij ndihmon në shërimin nga infeksioni.

“Mendimi im është që merrni probiotikë, merret me kefirin. Kefirin mund ta përdorësh në vend të kosit, janë baktere të mira që sulmojnë baktere të këqija. Ka në Tiranë kefir. Ky Covid jep mpiksje gjaku dhe prandaj vdesin njerëzit.

“Përdorni spec djegës, lëng limoni që duhet ta shtrydhni, por pa ujë, sepse nuk e lë mpiksjen e gjakut”.

“Çaji i trumzës, pelini i ëmbël, mund t’i përdorni. Kam shëruar dy deputetë nga opozita, i shërova me këto teknika. Ishin 4 veta nga e njëjta familje me Covid nga Mallakastra, nëna ishte pak keq, i shërova”, tha Ruzhdi Metali.

Ngjarja paraprake

Pakistani goditet nga një tërmet 5.4 ballësh

Ngjarja e ardhëshme

Ngjarje e tmerrshme në Rusi, rrugët mbushën me kufoma të ushtarëve (Foto)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian