SPB-Tetovë: Sanksionohen 7 automjete që kryenin transport publik të udhëtarëve

Zyrtarët policor në Tetovë gjatë ditës së djeshme (20 tetor) kanë zhvilluar disa kontrolle ndaj automjeteve që kryenin transport publik të udhëtarëve, pavarësisht nëse kanë licenca të përshtatshme për një veprimtari të tillë.

“Gjatë kontrollit të realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Krimit Ekonomik, janë zbuluar dhe sanksionuar 7 automjete që nuk kishin licenca dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale. Gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionuar 16 vetura të parkuara në mënyrë të paligjshme, d.m.th automjete të parkuara gabimisht, të cilat janë marrë nga “shërbimi komunal i merimangës, si dhe lloje të tjera të shkeljeve të trafikut”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Ngjarja paraprake

Ministri premton 'luftë' ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ngjarja e ardhëshme

Vaksina kundër gripit deri në fund të muajit, falas për grupet në rrezik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian