SPB Tetovë në shtator ka zbuluar 121 persona të cilët ngasin pa patentë shoferi

Tetovë, 5 tetor 2020 (MIA) – Gjatë shtatorit policia e trafikut të Tetovës ka evidentuar sanksione për 1236 shkelje, ndërsa prej tyre 163 shoferë në baza të ndryshme janë përjashtuar nga trafiku. Nëpunësit pranë Stacionit Policor për Siguri të Trafikut Rrugor gjobat i kanë shqiptuar në rajonin më të gjerë të Tetovës.

“Prej 163  të përjashtuarve nga trafiku 121 persona janë për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi, dy të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 35 shoferë-fillestarë, 1 me ndalesë të vlefshme për drejtim dhe 4 me kategori jo përkatëse. Për shkak të llojeve të ndryshme të konstatuara të shkeljeve, në pajtim me ligjin për siguri në trafik dhe Ligjit për automjete, nga trafiku janë përjashtuar 85 automjete, prej të cilëve 78 me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë dhe 7 teknikisht të parregullta”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në shtator gjithsej janë larguar edhe 243 makina të parkuara në mënyrë të parregullt. as/ar/

Ngjarja paraprake

Presidenti i Azerbajxhanit: Turqia duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në Karabak

Ngjarja e ardhëshme

“Kur erdhi policia zbulova që djali se…” – Misteri i zhdukjes së 3 të rinjve, flet nëna e një prej tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian