spb tetove arrestohen kater persona dyshohet se jane te perfshire ne perleshjen e djeshme 65a1178913ca2

SPB-Tetovë: Arrestohen katër persona, dyshohet se janë të përfshirë në përleshjen e djeshme

January 12, 2024
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria 4 persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në incidentin e djeshme ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.

“Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore. (Plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

gruaja nga gostivari thote se u mashtrua bleu banese nga personi qe nuk ishte pronar 65a1169d5311d
Story i mëparshëm

Gruaja nga Gostivari thotë se u mashtrua, bleu banesë nga personi që nuk ishte pronar

dallendyshe bici refuzoi mandatin e deputetit celibashi do te njoftojme kandidatin e radhes 65a118f253bb8
Story i radhës

Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetit, Celibashi: Do të njoftojmë kandidatin e radhës

Të fundit nga

ShkoLartë