spasovski zyrtare te larte te obrm pdukm se i gjen cdo te dyten dite ne seline e bdi se ne recice te vogel 66e566d98229d

Spasovski: Zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen çdo të dytën ditë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël

September 14, 2024
1 minut lexim

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një statusi në Facebook shkruan se zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen shpesh në selinë e BDI-së.

Spasovski shton se të dyja partitë po luajnë rolin e faktorizimit dhe defaktorizimit për shumë çështje, mirëpo sipas tij kjo situatë dhe këto takime nuk po sjellin rezultat.

Reagimi i plotë:

Çdo të dytën ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së është në selinë e BDI-së. Në njërën anë gjasme sulmohet OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja e defaktorizuar, e nga ana tjetër çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së do të shkojë në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, por kjo nuk sjell rezultatet. Ata dolën dhe thanë po e heqim balancuesin. Pastaj iu desh përkrahja për Ligjin për Riorganizim, u ulën me “BDI-në e defaktorizuar” dhe thanë se do të formojmë komision në Kuvend, kështu që BDI-ja propozoi që koalicioni OBRM-PDUKM dhe BDI ta votojnë. Për të dëgjuar tani nga ministri i Administratës se balancuesi nuk po hiqet. Varet nga premtimet apo gënjeshtrat që janë thënë para zgjedhjeve.

MARKETING

RENT A CAR

dea mishel djeg rrjetin me foto seksi e veshur ne te shkurtra 66e5656fc2322
Story i mëparshëm

Dea Mishel ‘djeg’ rrjetin me foto seksi e veshur në të shkurtra

largohet tabela e re qe u vendos ne kufirin maqedoni e veriut kosove 66e5678b6ad3d
Story i radhës

Largohet tabela e re që u vendos në kufirin Maqedoni e Veriut – Kosovë

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë