Spasovski u kthye në punë, pasdite mbledhje e Komitetit Drejtues për Planin Aksional në Gjendje Krize

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili sot u kthye në punë pas shërimit nga infeksioni me Kovid-19 për sot pasdite në orën 14 caktoi mbledhje të Komitetit Drejtues i cili do ta shqyrtojë Planin Aksional të përgatitur nga Shtabi Kryesor pas shpalljes së gjendjes së krizës, ndërsa në të cilin do të përmenden të gjitha aktivitetet të cilat janë ndërmarrë.

Në paraqitjen e tij të parë në publik për TV 24 sot deklaroi se përgjegjësia është më e rëndësishme në luftën me virusin dhe respektimi i masave dhe se duhet në çdo moment të kemi në mendje se me këtë iu ndihmojmë edhe punonjësve shëndetësorë.

“Mendoja se si ta fitoj edhe këtë betejë dhe kjo betejë është një përvojë shumë e mirë jetësore dhe me atë mendim pozitiv me ndihmën e mjekëve dhe mbështetjen e familjes në asnjë moment nuk mendoja për diçka tjetër, përveç se të përfundojë beteja dhe të kthehem në funksion”, tha Spasovski.

Sipas tij momenti psikologjik është më i rëndësishmi në luftën me sëmundjen, ndërsa mjekët e kanë meritën më të madhe në luftën kundër virusit. Potencoi se Klinika Infektive është sakrificë e paparë e pacientëve dhe u bëri thirrje të gjithëve që janë të vetëdijshëm që t’i respektojnë punonjësit shëndetësorë të cilët luftojnë për secilën jetë në klinika dhe që të mbijetojë sistemi shëndetësor.

Në lidhje me planin aksional, Spasovski tha se gjendja e krizës shpallet që të mundet përmes sistemit për menaxhim me kriza të vendosen në funksion të gjitha resurset shtetërore dhe resurset e shoqatave tregtare, në praktikë të gjitha resurset e shtetit në luftën me pandeminë. Vendimet të cilat nënkuptojnë restrikcione, tha, nuk vijnë me automatizëm me shpalljen e gjendjes së krizës, por Qeveria sjell vendime për restrikcione në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullsisë dhe rekomandimet e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse.

“Gjendja e krizës nuk domethënë se në tërësi do të ndryshojë jeta normale e qytetarëve, por që t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet dhe resurset”, theksoi Spasovski.

Potencoi se sot në orën 14 ka caktuar mbledhje të Komitetit Drejtues në të cilën do të shqyrtohet plani aksional të cilin e përgatiti Shtabi Kryesor me të cilin udhëheq drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe në të do të theksohen të gjitha aktivitetet të cilat do të ndërmerren. Armata do të punojë bashkë me policinë si mbështetje e saj.

“Në bazë të vlerësimit që do të bëhet nga Shtabi Kryesor, bëhet plan aksional në afat prej 24 orëve nga shpallja e gjendjes së krizës dhe të gjitha aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren nga cilido organ shtetëror kompetent vendosen në atë plan”, tha Spasovski.

Koordinatori kryesor në këtë situatë është Shtabi Kryesor për Menaxhim me Kriza, ndërsa koordinimi bëhet mes MPB-së dhe Armatës sepse bëhet fjalë për mbrojtje të sigurisë dhe rendit dhe qetësisë publike.

“Mund të kemi patrulla të përziera të cilat do të veprojnë megjithatë autorizimet e policisë janë kompetencë vetëm e MPB-së sepse edhe në gjendje krize më e rëndësishme është të rruhet rregulli demokratik dhe parimet dhe vlerat demokratike. Policia në këtë moment për përballje me krizën e Kovid-19 është e angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet dhe resurset e veta, krahas aktiviteteve të rregullta të Ministrisë”, tha Spasovski.

Në kontekst të krizës së koronës, theksoi se në izolim për momentin janë 17.572 persona dhe gjatë 24 orëve të fundit ka 801 persona të rinj në izolim dhe 68 persona të cilët kanë nënshkruar deklarata për vetizolim dhe të gjithë kontrollohen nga policia se a e respektojnë këtë. Punohet në mënyrë aktive, tha edhe me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me inspektoratet e tjera se a respektohen masat për mbrojtje personale. Krahas kësaj në të gjithë sektorët ka plane për kontroll se a respektojnë qytetarët masat, sa i përket mosmbajtjes së maskave, ku në ditët e fundit ka ulje të numrit të personave të cilëve iu janë shqiptuar sanksione.

“Policia edhe më tutje do të mbetet në teren maksimalisht e përkushtuar në respektimin e masave dhe gjithsesi do të shqiptohen dënime për ata të cilët nuk i respektojnë. Kjo nuk është e drejtuar për cilindo individ ose qytetarë, por drejtë mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ky është obligimi ynë”, tha Spasovski dhe e përsëriti thirrjen që qytetarët të respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Ai tha se deri më tani 356 pjesëtarë të MPB-së janë infektuar nga virusi korona, që duke e krahasuar  nga fillimi i krizës e deri më tani në përqindje, tha, është shumë pak sa i përket numrave të përgjithshëm për popullsinë. Kjo flet, sipas tij, për respektimin e masave në polici dhe është mirë për ruajtjen e operativitetit të saj.

Ngjarja paraprake

Tri shkolla dhe një çerdhe publike në Mitrovicë kalojnë online pas rasteve me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Çmime të reja të derivateve të naftës

të fundit nga