Spasovski: Policia do të jetë në mbrojtje të ligjit dhe shëndetit të qytetarëve

Masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive sipas ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, janë vetëm propozime për të cilat do të debatohet në mbledhje të Qeverisë dhe pasi të miratohen nga Qeveria atëherë do të hyjnë në fuqi.

“Ishin vetëm propozime, për to duhet të hapet debat në qeveri, është Qeveria ajo e cila sjell vendime, kur të miratohen vendimet do të respektohen. Nuk dëshiroj të flas për masa të cilat nuk janë miratuar në Qeveri. Do t’i dëgjojmë argumentet për masat e propozuara. Veprimi i policisë do të jetë në mbrojtje të ligjeve dhe shëndetit qytetarëve. Vendimet që do të miratohen do të jenë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik, ato do të zbatohen në tërësi”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Sipas spasovskit vet fakti që çdo ditë shqiptohen mbi 500 dënime për mosmbajtje të maskave, flet për atë se masat dhe protokollet nuk po respektohen sa duhet nga ana e qytetarëve.

“Mosrespektimi i masave dhe protokolleve mund të sjellin deri tek restrikcione të reja. Andaj është e rëndësishme që të respektohen masat. Me vet faktin se brenda ditës kemi gjoba për 500, 600 e më tepër qytetarë, flet për atë se masat nuk po respektohen”, tha Spasovski.

Ngjarja paraprake

Google Duo pajiset me opsionin Screen Share

Ngjarja e ardhëshme

British Airways zgjeron shërbimet ajrore për në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian