Spasovski: Nuk guxon të ketë dhunë ndaj punonjësve të mediave

1 minut lexim

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski tha sulmin ndaj punonjësve të televizionit “Alsat” tha se ky rast tashmë është zbardhur, sulmuesi është siguruar dhe do të parashtrohet kallëzim penal për dhunë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike.

“Mediat janë ato që duhet të bëjnë çdo ditë punën e tyre dhe çdo gjë është në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Duhet të kemi respekt për të gjithë ata që janë pjesë e medias. Të gjitha aspektet e motiveve të sulmit do të zbardhen. Është e rëndësishme që në këtë rast të veprohet shpejt, me efikasitet dhe energji, sepse nuk guxon të ketë dhunë, sidomos kur një qytetar është duke kryer detyrën e tij zyrtare, aq më tepër ata që punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit, prandaj mediat përfaqësojnë interesin publik”, tha ministri Spasovski për “Kanal5”.

Story i mëparshëm

Sekuestrohet arsenal armësh dhe drogë në Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Story i radhës

Italia e Jugut do bëhet më e pasur se Gjermania e Franca, pretendon partia e Melonit

Të fundit nga