Spasovski: Në RMV janë vendosur 50 shtetas të Ukrainës

Rreth 50 refugjat nga Ukraina të cilët kanë lidhje familjare me nënshtetas të vendit qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut…

Rreth 50 refugjat nga Ukraina të cilët kanë lidhje familjare me nënshtetas të vendit qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, por Institucionet kanë pohuar se vendi duhet të përgatitet për stacionimin dhe pranimin e një numri më të madhë të refugjatëve nëse për këtë paraqitet nevoja, thot Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë presion ose paralajmërim se mund të na vinë një numër më I madhë I refugjatë nga Ukraina, por kjo nuk nënkupton se kjo nuk mund të ndodhë, sepse duhet të jemi të vetëdishëm se ajo që është duke ndodhur në Ukrainë është trishtuese, dhe ne duhet ta shtrimë dorën e një vendi mik atyre njerzve që do të kërkojnë strehim dhe po ikin nga një agresion i cili po I ndodhë shtetasve të Ukrainës.”, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Hojs: 10 mijë refugjat kaluan transit në Slloveni

Ndërsa në Slloveni deri më tanë janë regjistruar rreth 3000 refugjatë, ndërsa 10 mijë të tjerë kanë kaluar transit në Slloveni për në vendet e treta pohoi Ministri Slloven I Punëve të Brendshme. Kapacitetet për stacionimin e refugjatëve nga Ukraina në vendet mike të Sllovenisë dhe të Ballkanit si në Poloni, Sllovaki, Molldavi dhe Romani janë përplotë, dhe për këtë qëllim Sllovenia tanimë ka ndërmarrë hapa konkrete që të pranojë një numër më të madhë të refugjatëve, por kjo është një tregues se më këtë valë duhet të përballen edhe vendet tjera.

“Sllovenia njihet si një vend më ndryshe, dhe prandaj jemi përballë një goditje nga numri I refugjatëve. Ndërsa për vendet tjera as mos të flasim, sepse në Poloni kemi diku rreth 2 milion refugjatë, Molldavia poashtu është përplotë, e pastaj vije Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa aftësit tona janë të pranojmë diku edhe rreth 10 mijë të tjerë, ndërsa ky numër mund të rritet, kur do të përballemi më një fluks më të madhë të migrantëve po rritet.”, tha ministër i punëve të brendshme të Sllovenisë, Alen Hojs.

Ndërsa situate e sigurisë në vend është stabile pohonë Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Të dy ministrat e Punëve të Bredshme pohuan se NATO është e përfshirë në situatën e sigurisë dhe është duke e përcjellë hapësirën ajrore nga dronët të cilat mund të vinë nga Ukraina, siç ishte rasti me dronin i cili u rrëzua në Zagreb. Të dy ministrat poashtu pohuan se lufta e përbashkët në parandalimin e tregtisë me qëniet njerzore do të vazhdonë dhe për këtë qëllim kanë nënshkruar edhe një Marëveshje implementimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon trendi i rënies së çmimit të derivateve të naftës

Story i radhës

Argentinian Senate Passes USD 45B IMF Debt Deal That Discourages Crypto Use

Të fundit nga